Drejtori i ri i Burgjeve, prefekti i Tiranës, dikur ishte zëvëndës i...

Drejtori i ri i Burgjeve, prefekti i Tiranës, dikur ishte zëvëndës i Spiropalit

207
0
Shares

Qeveria enrëroi sot në krye të Burgjeve, prefektin e Tiranës, Admir Abrija. Ai mori detyrën pas largimit të Agim Ismailit nga ky post me propozimin e ministrisë së Drejtësisë.

Para se të emërohej prefekt, Admir Abrija mbante detyrën e administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës.

Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit. Për 8 muaj punon si Shef Sigurie në presidencë.

Në vijim bëhet Drejtor të Kufirit në Gjirokastër, por socialistët e katapultojnë menjëherë në dogana, si vartës të Elisa Spiropalit.

Me emërimin e ri si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, Abrija pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin. Gjatë kësaj kohe emri i Admir Abrijas u përmend nga KLSH, pasi bashkë me zyrtarët e tjerë të lartë, përdorën një shumë parash nga buxheti i doganave për të përmirësuar gjuhën angleze. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY