SHËNIM/ Kuvendi i selisë së PD, pika 1 e rendit të ditës,...

SHËNIM/ Kuvendi i selisë së PD, pika 1 e rendit të ditës, neni 55 për demokratët

138
0
Shares

Selia e PD ka publikuar sot rendin e ditës së Kuvendit që ka ndër mend të mbajë të shtunën, 18 dhjetor në Tiranë duke vendosur si pikë të parë të tij mbylljen e zërave kritikë në PD, përjashtimin e atyre që konsiderohen se punojnë kundër interesave të PD-së dhe futjen e nenit të moderuar ‘55’në historinë e PD, si nen që mbron interesat e partisë.

Pika e parë flet për marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së. Duke e marrë me rezerva këtë Kuvend i cili të paktën praktikisht nuk mund të ketë vota për të marrë asnjë vendim pasi nga e njëjta trupë delegatësh, mbi 60 për qind e tyre kanë votuar vendime që e bëjnë të paqënë këtë kuvend, mund të thuhet se mbledhja e Kuvendit për të ndarë partinë është vendimi më reaksionar që ka marrë ndonjë trupë drejtuese politike ndonjëherë në ndonjë vend.

Cfarë është pika 1 e rendit të ditës. Përvecse një turp për një parti që erdhi në jetë për shkak të nevojës për lirinë e fjalës e të shprehjes, lirinë e pronës, organizimit etj, ajo nuk mund të asimilohet nga asnjë parti në një vend me pluralizëm politik. Vendimi për kryqëzimin e zërave kundër i jep fund demokracisë në një parti, reformimit të drejtimit të saj, zëvëndësimit të elitave dhe si rrjedhim përforconon pozicionet monopoliste në fushën e mendimit, idesë, më pas ekonomisë, drejtimit duke shterruar liritë për qyetarët e duke konsoliduar ato për katet e larta të partisë.

PD është partia më e madhe e opozitës dhe në 30 vite gati gjysmën e tyre ka qeverisur vendin. Vendimi parë i kuvendit të rrejshëm që mbahet të shtunën nuk është vendim që ka jetë vetëm të shtunën. Një vendim  kongresi është afatgjatë, të paktën deri në kongresin tjetër, dhe nëse kjo parti dot ë jetë në pushtet, asaj i shtohen dhe instrumentat shtetërorë për të mbrojtur interesin e partisë.

Por edhe nëse vendimi që merret nga pika 1 i referohet vetëm Berishës dhe mbështetësve të tij në grupin parlamentar, kryesi apo në degët e PD-së në rrethe, pas votimit edhe ashtu të rrejshëm, ai do të funksionojë për një kohë të gjatë. Edhe nëse nuk do të jetë e nevojshme të futet në punë asnjëherë, pra Basha të mos përjashtojë askënd, kurrë, vendimi punon vet, njësoj si dikur në diktaturë neni 55. Përmes këtij neni disa mijëra shqiptarë u futën në burg, u pushkatuan dhe internuan, por qindra mijëra të tjerë censuruan vetveten dhe nuk thanë kurrë një fjalë kundër regjimit. Kështu edhe në PD askush nuk do të flasë, nuk do të kritikojë, nuk do të guxojë nëse do karrierë të bëjë më shumë se sa punën e servilit të Bashës.

Praktikisht ajo që po bën PD e selisë është një aventurë e cila në rastin më të mirë do ta përcajë PD në dy pjesë. Ky është një nder i madh që i bëhet qeverisë së korruptuar të rilindjes.

Dy pikat e tjera të rendit të ditës nuk janë subjekte për kongres. Brenda tyre nuk ka as vendim, as objektiva të matshëm, as objektiva të cilave mund tu vësh afat dhe resurse në krah.

Ato janë retorikë që e kemi dëgjuar nga Basha që ditën kur humbi për herë të katërt. Bile e ka përmenduar pas cdo humbjeje dhe mirë është ti harrojë ato akronime që nuk thonë asgjë, nuk paralajmërojnë asgjë dhe nuk përbëjnë kurrfarë inovacioni as në ide , as në organizim dhe as në strukturë për një parti të madhe politike.

Thjesht nuk janë subjekte për kuvend kombëtar por ide për ndonjë konferencë apo panel OJQ.

Më poshtë janë tri pikat e rendit të ditës së kuvendit të rrejshëm:

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”. DRONI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY