5 kandidatë kanë aplikuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese që i përket gjykatës së Lartë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 1 vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar) që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në këtë vend vakant, këta kandidatë:
1. Brunilda Kadi
2. Ilir Toska
3. Holta Zaçaj
4. Manjola Xhaxho
5. Tartar Bazaj
Lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/