Si është përfshirë Erion Veliaj në korrupsionin e inceneratorëve, Kryemadhi tregon dokumentin

Si është përfshirë Erion Veliaj në korrupsionin e inceneratorëve, Kryemadhi tregon dokumentin

74
0
Shares

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi fajësoi sonte ndërsa tha fakte se në korrupsionin e inceneratorëve janë përfshirë Rama, Veliaj, Ahmetaj dhe një grup zyrtarësh të lartë.

Ajo theksoi mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN TV se çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e ish-ministrit Lefter Koka. Siç u shpreh ajo Koka “ka hapur vetëm kapakun e pusetës”.

“Çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e Kokës. Të gjithë ne vazhdojmë dhe nxjerrim materiale të tjera që nxjerrin një grup të strukturuar kriminal Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por zbatuesit kush janë. E gjithë afera e Kokës është 1 e 10-ta e skemës së inceneratorëve. Unë kam nxjerrë dje firmosjen e lejes së ndërtimit në Elbasan. Rama ka qenë ai që nuk ka firmosur asnjë leje ndërtimi, ato i ka firmosur Niko Peleshi. Dora e tij ka firmosur për inceneratorin e Fierit dhe në 2019-ën ka firmosur atë më të rëndësishmen në Tiranë. E gjithë skema nuk ka të bëjë me skemën e grabitjes së 330 milionë eurove por grupin kriminal në të cili përfshihet kryeministri, kryetari i bashkisë, ministrat, sekretari i përgjithshëm, komisioni i vlerësimit dhe me radhë të gjitha institucionet. Është një nga gjërat më të tmerrshme. Çështja e inceneratorit të Tiranës është nga aferat më të mëdha, që është firmosur nga bashkia që do ti paguar 490 milionë euro vetëm në vitin e parë. Lejen për ndërtimit Rama e ka dhënë në maj të 2019-ës duke i dhënë mbi 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Nuk është e justifikuar dhe e ka dhënë dhe me kusht. Veliaj ka dhënë 400 e ca milionë euro për 30 vjet koncensionarit. Ai më të paktën do kishte dorëheqjen. Veliaj në kundërshtim me ligjin ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe kjo vjen nga ministria e financave që i ka kërkuar ministrit Koka që të marrë vendimin e Qarkut të Tiranës. Koka është një personazh që është përdorur”, tha Kryemadhi.

Në vijim Kryemadhi nisi edhe një akuzë kundër Bashës në lidhje me bojkotin e zgjedhjeve lokale.

”Kemi çuar dokumenta, çdo ditë e më shumë, zbulojmë që skema e inceneratorëve, është e lidhur me bojkotin e zgjedhejve lokale të 2019. Largimi i opozitës nga këshillat bashkiak, që Erion Veliaj të bëjë ç’të dojë”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY