Kapet turku me mbi 1 milionë euro heroinë, në makinë edhe shqiptarja...

Kapet turku me mbi 1 milionë euro heroinë, në makinë edhe shqiptarja 22 vjeçe

220
0
Shares

Një turk me një ngarkesë mbi 1 milionë euro heroinë dhe kokainë u kap nga policia greke në kufirin greko shqiptar.

Turku i identifikuar si Enver Celen kishte me vete 23 kg heroinë dhe 2 kg kokainë ndërsa u arrestua në Krystallopigi të Follorinës në kufi me Shqipërinë. Mësohet se turku i arrestuar është u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij.

Bashkë me Enver Celen u ndalua edhe njl pasagjere në makinl, një shtetase shqiptare 32 vjeçe.

Supozohet që turku me sasinë e madhe të drogës të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Ndlrkaq shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako najloni me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë. Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY