17 procedurat e kryera brenda një dite nga ministrat dhe kryeministri për...

17 procedurat e kryera brenda një dite nga ministrat dhe kryeministri për kontratën e inceneratorit të Elbasanit

62
0
Shares

Më poshtë janë 17 procedurat që u kryen brenda një dite me përfshirjen e disa ministrive dhe institucioneve në varësi të saj si dhe kryeministrit Rama.

Këtyre procedurave iu referua edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.

1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
2. Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.
3. Përcatkohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
4. Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
5. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)
6. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonoomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor (Ahmetaj)
7. Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)
8. Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)
9. Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)
10. Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
11. Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
12. Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës brenda datës 16 dhjetor.
13. APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
14. Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
15. Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
16. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
17. Miratohet dhe firmoset nga kryeministri Edi Rama, financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY