Deklarata: A u kontraktua burri i Gjylametit për skenën e Kuvendit. ‘Kuvendi’...

Deklarata: A u kontraktua burri i Gjylametit për skenën e Kuvendit. ‘Kuvendi’ i kujton Bashës fondet e kunatit që shkojnë nga arka e PD

122
0
Shares

Grupi i organizimit të Kuvendit hodhi poshtë sot disa akuza të Bashës në lidhje me kostot e mbajtjes së Kuvendit si dhe deklaratën e Bashës që Kuvendi prokuroi burrin e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti per skenën  e kongresit.

“Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.
Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.
Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.
Hedhim poshtë këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!
E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona”, thuhet në një njoftim shtypi nga grupi i organizimit të Kuvendit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY