EMRAT/ Mbyllen pika të lojrave të fatit, 3 në pranga në Fier

EMRAT/ Mbyllen pika të lojrave të fatit, 3 në pranga në Fier

83
0
Shares

Policia ka goditur katër pika që vendosin baste të paligjshme në Fier ndërsa ka prangosur 3 persona, 1 në kërkim dhe 2 proceduar personalisht.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit: Irakli Mëngjezi, Dashamir Dauti, Avni Dauti. U shpall në kërkim shtetasi Shkëlzen Babolli, ndërsa u sekuestruan 9 aparate celularë.

Detajet e policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “FOREBET”, për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 procedohen penalisht dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohen 9 aparate celularë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Forebet”.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në disa lokale në qytetin e Fierit shërbimet e Policisë kanë goditur 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.
U arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.
U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara,” “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY