EMRAT/ Kapen në Vlorë 30 kg kanabis, 3 persona në pranga

EMRAT/ Kapen në Vlorë 30 kg kanabis, 3 persona në pranga

61
0
Shares

Policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Vlorë duke bllokuar në rrugën e fshatit Bishan 3 persona që po transportonin 30 kg kanabis me automjetin e tyre tip “Ford”.

Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar: Aldo Tushaj, Sokol Beqiraj dhe Alban Velo.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Detajet e policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bishani”.

Sekuestrohen 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY