Horoskopi, 5 Dhjetor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 5 Dhjetor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

229
0
Shares

Dashi

Mos kini frikë për të shpresuar në realizimin e dëshirave: dëshira, fuqia dhe bindja juaj janë më se të mjaftueshme. Një zgjidhje jo e duhur në dukje do të jetë në fakt ajo më e mira për marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nga frika se mund të zhgënjehen mund të hezitojnë ftesat që do iu bëhen. Me financat mund të keni disa probleme.

Demi

Bëni gjithçka që doni të bëni, por mos harroni të merrni parasysh reagimin e partnerit/es në një çështje. Që nga momenti që nuk do të arsyetoni, gjërat nuk do t’ju shkojnë mirë. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni këmbëngulës.

Binjakët

Kjo e diel do të jetë një ditë shumë e bukur, e cila në fakt do të përmirësohet me kalimin e ditëve. Vishni diçka që i pëlqen shumë personit të zemrës dhe dedikojani atij kohën. Beqarët do ëndërrojnë shumë, por në realitet nuk do arrijnë dot as gjysmat e atyre që mendojnë. Financat do vinë duke u stabilizuar.

Gaforrja

Ju pret një transferim i vogël. Mundohuni të relaksoheni dhe mos humbi kohë për atë vendim. Mërkuri mund t’ua bëjë irrituese ditën e sotme, ruani qetësinë në komunikim me partnerin/en. Beqarët më mirë të mos dëgjojnë të tjerët rreth e rrotull, por të dëgjojnë instinktin e tyre. Buxheti do jetë i mirë.

Luani

Do të keni ide të qarta, mendje të ndritur. Mund të merrni rezultate të shkëlqyera në punë. Sot në dashuri do të ndiheni pothuajse të trishtuar gjatë gjithë kohës. Beqarët do tërheqin vëmendjen e disa personave tejet interesantë, nga të cilët duhet të përfitojnë. Në planin financiar do i rregulloni problemet.

Virgjëresha

Mos e hidhni poshtë mundësinë e fundit që ju ka dhënë partneri/ja. Mund të pendoheni përgjithmonë. Bëni shumë kujdes, një person xheloz mund t’ju japë një këshillë të gabuar. Beqarët do hallakaten me gjëra të kota dhe nuk do i kushtojnë rëndësinë e duhur personave të duhur. Financat nuk do jenë aspak të kënaqshme.

Peshorja

Pak rëndësi ka nëse metoda juaj është e mërzitshme për të tjerët: për ju dhe partnerin/en funksionon, ndaj mos u kushtëzoni nga askush. Ndërkohë, disa gjëra ende nuk janë maturuar ndaj bëni mirë që të mos nxitoheni. Beqarët nuk do tundohen aspak nga personat që do i propozojnë. Financat do kenë disa probleme.

Akrepi

Do të zbuloni diçka të re për sa i përket marrëdhënies suaj. Në mbrëmje do të jeni paksa melankolik. Përpara se të merrni vendime të rëndësishme, analizoni mirë situatat me partnerin/en. Beqarët do kenë një periudhë të paqëndrueshme, por nuk do i mungojnë as takimet. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet.

Shigjetari

Duhet të jeni më të vendosur në përballimin e problemeve tuaja në çift, sepse në të vërtetë ju ndjeni mosbesim dhe mungesë kuraje për t’i pranuar gjërat ashtu siç ato janë. Beqarët do kenë disa takime dhe njohje, por nuk do fillojnë ndonjë lidhje afatgjatë. Gjendja financiare do të jetë goxha e mirë.

Bricjapi

Vërini në përdorim aftësitë tuaja dhe përpiquni që të filloni një rrugëtim alternativ në marrëdhënien tuaj në çift. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, mundohuni t’i kapërceni pengesat. Beqarët do e kenë të vështirë të gjejnë personin e duhur, kështu që kot sa do mundohen. Buxheti do të jetë i kënaqshëm.

Ujori

Të reja të bukura për këdo që po kalon një dashuri të komplikuar ose ekstra. Ndërsa ata që po përjetojnë një lidhje të fshehtë duhet të bëjnë kujdes ndaj fjalëve që po përhapen. Beqarët do mundohen të joshin një person, por do e kenë mjaft të vështirë. Për financat do jetë një periudhë mjaft delikate.

Peshqit

Besojini vetëm njeriut të zemrës dhe mundohuni të mbani larg kuriozët për çdo gjë. Sot, partneri/ja juaj ka nevojë që ju t’i jepni një këshillë për një çështje që e shqetëson prej kohësh. Beqarët pas kaq shumë peripecish do e gjejnë personin që kanë kërkuar. Plutoni do kujdeset për gjendjen tuaj financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY