Arrestimi i Jona Mullaraj habit Presidentin e Lombardisë: Ishte aktiviste kundër narkotikëve

Arrestimi i Jona Mullaraj habit Presidentin e Lombardisë: Ishte aktiviste kundër narkotikëve

160
0
Shares

Jona Mullaraj, 36-vjeçarja e arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës, në të njëjtën kohë ishte një aktiviste në luftën kundër lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, në fillim të këtij viti, e reja nga Shqipëria mori pjesë në një aktivitet që kishte pikërisht në fokus luftën kundër trafikut të drogës.

Aktiviteti është zhvilluar në zonën e Groane Park në Lombardia ku morën pjesë dhe një sërë personalitetesh politike, duke përfshirë dhe Presidentin e Rajonit, Attilio Fontana.

Lidhur me arrestimin e 36-vjeçares, ka folur dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo. Për mediat italiane, ai shprehet se ka mbetur i surprizuar nga akuzat e ngritura ndaj saj.

Ai thotë se Mullaraj ka qenë gjithmonë në takimet e zhvilluara në këtë rajon për luftën kundër drogës.

Ajo ishte një person shumë normal, nuk më bëri kurrë të dyshoja për diçka. Ajo merrte pjesë dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak përpara pandemisë, kur ishte e hapur dhe për qytetarët e thjeshtë. Nëse e thërrisje, ajo vinte gjithmonë” – tha Cattaneo.

Hetimet e karabinierëve filluan pranverën e kaluar kur pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vjedhjen në një garazh. Kur efektivët shkuan në garazh, gjetën dhe sekuestruan 450 kg kanabis.

Vjedhja e garazhit ishte inskenuar nga një 45-vjeçar, që dyshohet se është bashkëpunëtori i Jona Mullarajt. Sipas mediave fqinje, 45-vjeçari e ka tradhëtuar shqiptaren, e cila nga informacionet paraprake dyshohet se duhet ta ruante lëndën narkotike. Panotama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY