Mbrëmjen e djeshme në një intervistë të dhënë, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se ish kryeministri Berisha kishte pranuar para tij se i interesonte më shumë vetja sesa interesi i partisë Demokratike.
Sot në foltoren e Kurbinit, Berisha zbuloi se kryedemokrati, Lulzim Basha i kishte shkuar në zyrë duke i thënë se ambasadorja Yuri Kim e kishte paralajmëruar se nëse ish-kryeministri nuk largohej nga Kuvendi atëherë do të kishte pasoja negative për fëmiëjët e tij. Berisha tha se i ishte zbuluar Bashës se nuk e dorëzonte nderin dhe dinjitetin për asgjë në botë.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Peng Basha është shndërruar tani në një figurë të dashur për partinë Socialiste. Nuk e them unë por analistët që dalin nëpër emission duke i thurur lavde. E thotë me gojën e tij vetë, Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur I thoshte se problem kam Sali Berishën por ky është cun i mirë dhe me të merrem vesh. Edhe mbrëmë thoshte se Berisha e ka të rëndë gurin në qafë. Edvin bashkë me Bashën dhe gurin do ju rrokullis të treve. Je i pashpresë!
Peng kryetari përdor gënjeshtrën dhe ndërron teza duke kaluar nga një gënjështër në tjetrën. Unë I paskam thënë se unë nuk pyes për PD kur vjen puna për veten. Fakti që unë sot jamë pranë jush dëshmon se unë vë para cdo gjëje idealet tuaja. Cila është e vërteta? Ju tregoj unë! Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do ketë pasoja mbi fëmijët e tij.
Unë i them si më tej: Lul, kjo beteja ime është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord në betejën time për dinjitetin. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të quhet parti historike. Po e vërtetë është më tha. Kjo pra është biseda.
Ju e dini fjalën e mocme, më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Këtë fjalë ja kam thënë. Gjatë këtyre kohëve u jep telalëve të tij mashtrime nga më të ndryshmet.
fax tv
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/