Berisha në Laç, flet për 20% mes Bashës e Ramës: Flitet nëpër...

Berisha në Laç, flet për 20% mes Bashës e Ramës: Flitet nëpër Tiranë se…

62
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha po mban këtë të premte Foltoren në qytetin e Laçit.

Berisha u shpreh se 51 viktima në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit 2019 u shkaktuan nga krimi shtetëror. Ai mori si shembull pallatet e Thumanës që dolën të pabanuara në tërmetin e shtatorit 2019 por banorët u lanë në mëshirë të fatit.

Lideri historik i Partisë Demokratike, kërkoi që të mbahet dhe një minutë heshjte për viktimat e tërmetit të nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për zëra që sipas tij qarkullonin në Tiranë lidhur me mënyrën sesi ‘ndaheshin paratë’ mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit, Lulzim Basha, sic tha ai, duke theksuar se pazaret bëheshin duke i dhënë 20% të fitimeve për kryetarin e opozitës.

Berisha: Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20% kur i thonë se e çuan në këtë adresë u kthehet dhe u thotë: Po mua nuk më mbeti gjë se 20% detyrohem ti jap edhe Lulit. E dhashë këtë fjalë që qarkullon e cila shpreh më së miri pazaret e trpshme që bëri kreu I opozitës duke dorëzuar idealet tuaja të pastra, për karrigen e tij.

Miqtë e mi këto 8 vite kanë qenë më të vështirat për ju sepse kishit nga njëra anë qeverinë, por edhe kreun e opozitës të paqenë I cili në cdo marrëveshje do të favorizonte qeverinë, që do humbte dhe të kalonte nga disfata në disfatë pa u shqetësuar fare se ai që humbet duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga skena politike. Të gjitha këto bënë që në 8 vite të na mbyllen dyert e Europës dhe të mos happen negociatat për procesin e integrimit.  r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY