Detaje të reja për Pamelën, gruaja që u vetvra bashkë me të...

Detaje të reja për Pamelën, gruaja që u vetvra bashkë me të birin sot në Vlorë

226
0
Shares

Detaje të reja në lidhje me vetvrasje e 34-vjeçares Pamela Vrioni në Vlorë. Ajo u hodh së bashku me foshnjën e saj nga sheshpushimi i një pallati 5 katësh në Vlorë.

Një banore e zonës rrëfen komunikimin që ka patur ditën e djeshme me të ëmën e 34-vjeçares. Ajo rrëfeu se e bija ishte sëmurë dhe kishte pësuar krizë nervore.

34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 7-muajsh nga një martesë që kishte dhe djalin e vogël 1-vjeç që humbi jetën. Vetë ishte farmaciste.

Dëshmia e fqinjës:

“Vajzë shumë e mirë, ç’a të themi. Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lë vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin. Dola me vrap nga hyrja nga ballkoni se mos hidhej, se e mora me mend çfarë mund të ndodhte”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY