Korrupsioni me incineratorët, zëdhënësja Ina Zhupa: PD e vetmja që ngriti zërin...

Korrupsioni me incineratorët, zëdhënësja Ina Zhupa: PD e vetmja që ngriti zërin dhe do ta hetojë deri në fund aferën

61
0
Shares

Korrupsioni me incineratorët, ka oomentiat zëdhënësja e PD, Ina Zhupa. “PD e vetmja që ngriti zërin dhe do ta hetojë deri në fund aferën. Kush heshti dje, sot qan me lot krokodili”, tha Zhupa.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA:

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve publike dhe private të mos pengojnë punën e komisionit hetimor për incineratorët, por të sjellin pa vonesë çdo informacion të kërkuar nga opozita. Që prej mesit të vitit 2017 kemi denoncuar dhe publikuar çdo detaj të transaksioneve mafioze të qeverisë për këtë superaferë korruptive.
Kur të tjerët heshtnin, PD u tregoi shqiptarëve për 4 vjet me radhë së paratë e taksave të tyre, 430 milionë euro, po shkonin në parajsa fiskale, në incineratorë që nuk ekzistojnë, në kryeveprën e korrupsionit të Edi Ramës.

Kur të tjerët heshtnin, PD ka dorëzuar disa kallëzime penale në SPAK kundër Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt, Lefter Kolës, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Kur të tjerët heshtnin, ne, si përfaqësues të PD jemi përplasur me ortakët e Edi Ramës tek incineratorët dhe sot jemi në gjyq me ta.

Ndërtimi i incineratorëve më Tiranë, Fier dhe Elbasan, ka patur si kundërshtar vetëm 1 ministër të qeverisë së Edi Ramës. Shkëlqim Cani u largua nga detyra e Ministrit të Financave vetëm pse kundërshtoi incineratorët. Çdo ministër tjetër i qeverisë së Edi Ramës, përfshirë 2 nga ministrat e LSI-së tek Mjedisi dhe Drejtësia, kanë punuar, kanë pranuar dhe kanë votuar për ndërtimin e incineratorëve.

Lotët e krokodilit për qëllim të luftës personale politike nuk i beson askush! PD do ta vazhdojë këtë betejë, që e bën e vetme prej më shumë se 4 vjetësh, për t’u treguar shqiptarëve se një qeveri që vjedh votat e tyre, vjedh edhe taksat e tyre. Një qeveri e tillë meriton vetëm të largohet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY