Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit. Vijohet vaksinimi anticovid edhe me dozën e tretë për grupet e rrezikuara

10/11/2021
Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit. Vijohet  vaksinimi anticovid edhe me dozën e tretë për grupet e rrezikuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 10 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e re shëndetësore në Selitë, ku ka ndjekur vaksinimin kundër gripit, tha se procesi ka ecur me ritme shumë të mira.

“Unë jam e kënaqur që vetëm në 3 javë ne kemi arritur që të vaksinojmë kundër gripit stinor më shumë se 104 mijë qytetarë. Ne do të vijojmë me vaksinimin kundër gripit sepse të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me më shumë se 200 mijë vaksina, të cilat kanë mbërritur tashmë në vend dhe janë shpërndarë kudo në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit në qendrën e re shëndetësore në Selitë, Manastirliu ka ndjekur nga afër edhe procesin e vaksinimit anticovid, ku deklaroi se ka filluar tashmë aplikimi me dozat ‘booster’ apo dozat përforcuese të vaksinës.
“Ne kemi filluar tashmë me dozat përforcuese, dozat e treta. Gjithashtu edhe me vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës +16 vjeç dhe për fëmijët +12 vjeç, të cilat kanë problematika të sëmundjeve që lidhen me imunitetin. Më shumë se 15 mijë vaksinime doza të treta janë kryer përgjatë këtyre ditëve të para të muajit nëntor”, tha Manastirliu.
Këto deklarata Ministrja e Shëndetësisë i bëri nga qendra shëndetësore Selitë në periferi të Tiranës, e rindërtuar plotësisht nëpërmjet programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Manastirliu u shpreh se ky program do të vijojë edhe me buxhetin 2022.
“Qendra shëndetësore e Selitës është rehabilituar plotësisht me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, program i cili tashmë kalon në një fazë të dytë të zgjerimit të tij. Në fazën e dytë, ne projektojmë që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin të kenë standardet e shërbimit, ashtu si këto qendra tashmë të rehabilituara e kanë”, tha Manastirliu.
Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve, arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë. Pjesë e këtyre investimeve është edhe vijimi i programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore. Me buxhetin e ri do të financohet rehabilitimi i 50 qendrave në të gjithë vendin.
Një prej shtyllave të rëndësishme të buxhetit 2022 është financimi i programit kombëtar të vaksinimit masiv anticovid, për të cilin është alokuar shuma prej 2.7 miliard lekë. Programi i vaksinimit anticovid po vijon edhe me dozën e tretë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anticovid. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.