Basha nga salla e Kuvendit: Rama përpiqet të normalizojë të keqen. Numri...

Basha nga salla e Kuvendit: Rama përpiqet të normalizojë të keqen. Numri i azilkërkuesve më i lartë se i Sirisë në luftë civile

49
0
Shares

“Largimi i shqiptarëve katastrofë kombëtare”, tha sot në Parlament kreu i PD, Lulzim Basha Rama përiqet të normalizojë të keqen. Numir i azilkërkuesve më i lartë se i Sirisë në luftë civile, tha kreu i PD.

Fjala e Bashës në Parlament:

Pak ditë më parë, pak kujt i ka shpëtuart një lajm mbi përgjigjen që ky që duhet të qëndronte ulur këtu mbrapa, i kishte kthyer pyetjes, si do të frenohet ikja e shqiptarëve.
Dhe në atë që tashmë njihet si përpjekja e tij djallëzore për të normalizuar të keqen, lexova që ka thënë se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve.
Pyetja që sot dua të shtroj përpara shqiptarëve, është nëse realisht është e pamundur të ndalohet kjo katastrofë kombëtare që po ndodh, dëshmitarë të së cilës jemi të gjithë ne, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.
Teksa shohim shkollat që mbyllen për mungesë nxënësish, fshatrat që zhduken nga harta e Shqipërisë, të rinj dhe të reja që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen më pas një përvoje jashtë vendit.
Pra, një tkurrje alarmuese që vendos në pikëpyetje të fortë qëndrueshmërinë tonë si shoqëri, jo vetëm sot, por edhe në dekadat në vijim.

Përgjigjen e ketij që ulet prapa, këtij që ndër rekordet e zeza në drejtim të vendit ka arritur të shënojë edhe renditjen e Shqipërisë përpara Sirisë në luftë civile të Asadit, sa i përket numrin e azilkërkuesve në Europë, e keni.
Jo vetëm me fjalë, sic është shprehur pak ditë më parë, por edhe me vepra.

Basha: Në 8 vite Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë sëbashku, nga 1991 deri në 2013-ën

Sepse në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë së bashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, të cilat nuk u kthyen në mirëqenie për familjet e thjeshta, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për blegtorët dhe fermerët, as në rroga më të larta, as për pensione dinjitoze për të moshuarit tanë.
Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, edhe njëherë sa të gjitha qeveritë të marra bashkë nga 1991 deri në 2013-ën, që nuk shkuan për qytetarët dhe as nuk e bën dot Shqipërinë një vend më të jetueshëm, por e kthyen në një vend që konkurron me shtetet në luftë civile për numrin e azilkërkuesve në Europë, në raport me popullsinë.

Po ku shkuan këto miliarda euro boxh?
Përgjigjja është e thjeshtë.
Në këtë shtet të cilësuar si i kapur nga korrupsioni nga “Transparency International”, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit si vendin më të korruptuar në rajon dhe në Europë, këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan për një grusht të vogël njerëzish, të lidhur ngushtë me këtë që është ulur këtu mbrapa, që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë.
Mjafton t’i hedhim një sy projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, ku duket qartë se cilat janë prioritetet e tyre.

PD ka abstenuar në votimin për borxhin në Parlament javën e shkuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY