Detaje të reja për vrasjen e biznesmenit, ku i qëllua dhe sa...

Detaje të reja për vrasjen e biznesmenit, ku i qëllua dhe sa veta u përfshinë në krim

167
0
Shares

Ruzhdi Hoxha
Ferdinand Rrushi nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, bëjnë të ditur burime pranë grupit hrtimor.

Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim nisur edhe nga vendi ku u gjet trupi, dhe mënyra se si u tentua për ta fshehur atë duke e mbuluar me zhavor e gurë. Gjithashtu edhe për nga mënyra e ekzekutimit hetuesit kanë dalë në këtë përfundim. Hoxha është ekzekutuar me dy plumba, një në kokë dhe një në bark. Mendohet se vrasja është kryer në makinë dhe më pas është transportuar për në Qafë Mollë.

 

Hetimet janë përqëndruar në dy pista borxhet dhe kultivimi i drogës, ku dyshohet se ishin përfshirë autori dhe viktima. Ai dyshohet se është vrarë që ditën kur humbi kontaktet me familjen dhe shokët, pra mes datës 20-21 tetor.

Trupi i tij u gjet ditën e djeshme në një greminë në zonën e Malit me Gropa, pas Dajtit, dhe policisë iu deshën orë të tëra për ta nxjerrë prej aty, dhe për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme për zbardhjen e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY