Prokuroria zbulon detaje të reja rreth ngjarjes; veprimi i gabuar që çoi...

Prokuroria zbulon detaje të reja rreth ngjarjes; veprimi i gabuar që çoi në tragjedi

73
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Gjykatës të caktojë masën “arrest me burg” për 30 – vjeçarin David Qosaj, i cili është autori i vrasjes së efektivit të FNSH -së, Ardian Kodra, në Torovicë të Lezhës.

Në kërkesën e saj, organi i akzuës ka zbardhur me detaje edhe mënyrën e si rodhën ngjarjet paraditen e 2 Gushtit.

Rreth orës 11:50 minuta, Policia e Lezhës u njoftua se i riu kishte dalë nga banesa duke qëlluar me automatik dhe se situata ishte serioze.

Për këtë shkak janë nisur drejt vendit të ngjarjes shërbimet e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, me dy makina të blinduara. Në njërën prej tyre ndodheshin Zv/Komandanti i FNSH-së, viktima Ardian Kodra dhe 2 efektivë të tjerë.

Pasi janë pozicionuar përballë banesës së autorit kanë dalë nga blindi fillimisht dy efektivët e FNSH-së, të cilët kanë qëndruar pas tij. Pas pak sekondash ka dalë nga makina edhe Ardian Kodra, duke u pozicionuar pas një peme, ndërsa u ka thënë kolegëve se makina është qëlluar.

Në këto momente është dëgjuar një breshëri armësh, ndërsa punonjësi i policisë ka thirrur autorin në emër. Pas pak çastesh është mësuar se Ardian Kodra ka mbetur i vrarë.

Ai është marrë me mjet të blinduar dhe është dërguar në spital, por me gjithë ndihmën e dhënë ka ndërruar jetë.

Siç dihet, vetëm pas disa orësh u bë i mundur neutralizmi i 30 – vjeçarit me probleme mendore. Prokuroria thotë se përveç Ardian Kodrës, autori ka vënë në rrezik edhe jetët e dy efektivëve të policisë që qëndronin pas makinës së blinduar.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin David Qosja, për veprën penale të “vrasjes e punonjësit të policisë”, për ngjarjen e ndodhur në Torovicë, ku mbeti i vdekur me armë zjarri efektivi i forcave speciale, Ardian Kodra. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se:

Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50 shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë LEZHË kanë marrë një njoftim se shtetasi David QOSAJ ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.

Pasi është vlerësuar situata si problematike, shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit, ku dhe pretendohej se po qëllohej.

Pasi kanë arritur në fshatin TOROVICË ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.

Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T. T. si zevëndës komandant, viktima Ardian KODRA drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë E. B. dhe V.T., ka qënë duke lëvizur në drejtimin Veri –Jug duke patur banesën e të dyshuarit në krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin jug – veri, me banesën tashmë në krahun e majtë në një distancë farë të afërt me të.

Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të patur një fushë pamje më të plotë të objektit (banesën e David QOSAJ-t)t dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale, nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

Duke qënë se tashmë pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i baneses së të dyshuarit, një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të objektit, ndërkohë që V.T dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.

Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian KODRA, i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se –është vrarë Ardiani.

Pas kësaj ai është marrë me mjet të blinduar dhe është dërguar pranë spitalit, por me gjithë ndihmën e dhënë ai ka ndrruar jetë.

Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi.

Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes, pozicionimi i forcave policore në raport me banesën dhe vëndqëndrimin e të dyshuarit, qitjet e këtij të fundit, dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e shtetasit Ardian KODRA, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blind në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V.T dhe E.B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY