Biznesmeni u vra ditën e rrëmbimit, trupi 200 metra në rrëpirën poshtë...

Biznesmeni u vra ditën e rrëmbimit, trupi 200 metra në rrëpirën poshtë rrugës së Qafë Mollës

88
0
Shares

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, 43-vjeçari besohet se është vrarë që ditën e rrëmbimit pasi trupi i tij kishte nisur të dekompozohej dhe kishte shenja të rënda në trup, bëjnë të ditur burime nga grupi i hetimit. Trupi i tij u gjet rreth 200 metra nën trasenë e rrugës që të çon më Qafë Mollë, një fshat prapa malit të Dajtit.

Efektivët kanë vendosur shirita edhe në vendin e krimit ndërsa kanë ndezur një zjarr pranë trupit të pajetë në pritje të RENEA-s, thanë reporterë nga vendi i ngjarjes.

Përgjatë rrugës që të dërgon tek vendi i krimit ndodhet një bazë ushtarake por edhe një biznes privat të pajisura me ksmera sigurie. Gjetja e trupit është bërë e mundur edhe falë tyre ku pas identifikimit të automjetit, kanë ndjekur lëvizjen e tij edhe në zonën e thellë.

Ndërkohë djali i madh i Ruzhdi Hoxhës, Saimir Hoxha ka thënë në polici, se ai bashkë me të afërm e kanë kërkuar viktimën për 4 ditë, para se të shkonin në polici.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, djali i viktimës, trupi i të cilit u gjet sot në Dajt, ka thënë se pasi ka pyetur gjithë miqtë dhe të njohurit e të atit, ka marrë në telefon edhe Fredi Rrushin.

Fredi Rrushi përpara hetuesve ka deklaruar se ka lënë viktimën në banesën e ti në zonën e quajtur “treshi” e më pas është larguar drejt banesës së tij me automjet. Por pas kësaj dëshmie dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë rezulton se Rrushi nga një degëzim i autostradës ka vijuar rrugën për në Dajt.

Menjëherë autorjtetet kanë ndërmarrrë edhe operacionin që ka zgjatur disa ditë deri në gjetjen e trupit te viktimës i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se 2 javësh.

Hetuesit janë duke marrë në pyetje tashmë edhe familjarët e viktimës për te mësuar rreth konflikteve që ky shtetas mund të ketë pasur. Ndërkohë djali i tij ështe shprehur se babai i tij nuk ka pasur borxhe, pasi sipas tij ai ja kishte larë tre vite më parë.

Me tej Fredi Rrushi i ka thënë se e ka lënë Ruzhdiun pranë banesës pasi sipas tij do takonte një vajzë, e më pas nuk kanë pasur komunikime mes tyre. Djali i viktimës më tej thotë se babi i tij ikte shpesh nga banesa por ai gjithmone lajmëronte.

Fredi Kushi është i dyshuari kryesor nga policia për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit.

Pjesë nga dëshmia e Saimir Hoxhës.

Unë jam djali i madh i Ruzhdi Hoxhës , paraqitem në komisariat për të denoncuar faktimin e largimit te nga banesa të babit tim pasditen e 20.10.2021.

Nga banesa babai im ka dalë me E.T i cili erdhi e mori në shtëpi me mjetin e tij por nuk e di ku do të shkonin. Pasi babi nuk po vinte në banesë e kam telefonuar dhe telefoni më dilte i fikur. Që nga data 20 tetor as unë dhe as familja ime nuk kemi asnjë lloj kontakti se ku është, ku ka shkuar apo çfarë i ka ndodhur.

Në momentin që babai është larguar nga shtëpia me E.T të cilin e njoh më parë pasi është shok dhe mik i familjes sonë pasi ne atë e njohim të gjithë.

Pasi babi nuk po vinte ne banesë dhe ne kemi humbur kontaktet me të , sëbashku me E.T dhe vëllain tim e shumë të afërm, kemi kërkuar në hotele dhe vende që ai zakonisht i frekuenton , por na thanë që nuk e kishin parë. Në këto kushte jemi paraqitur në komisariatin e policisë. Ishim në merak për të pasi është e hera e parë që ndodh një gjë e tillë, se ai kur nuk vjen në shtëpi apo i del ndonjë punë , na njofton dhe na thotë se ku do të jetë.

Unë kam për të thënë që babi im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur si person, pasi ka qenë përdorues i kokainës. Dilte çdo natë me shokët dhe ka pasur raste të vazhdueshme që kur pinte shume pije apo konsumonte lëndë narkotike, qëndronte duke fjetur nëpër hotel për dy ose 3 ditë , por të paktën na vinte në dijeni për vendndodhjen e tij.
Nisur nga fakti i fikjes së telefonit të tij si dhe mos njoftimit për vendndodhjen , dyshuam se ai mund të kishte ndonjë problem serioz . babai im në dijeninë time nuk i ka pasur borxh njeriu, të gjitha borxhet që ka pasur më parë , ja kam paguar unë para 3 vitesh.

As konfliktet nuk ka pasur. Unë gjatë kësaj kohe kam takuar disa persona me të cilët babi im ka lidhje shoqërore, si E.B i cili më ka thënë se bashkë me E.T e kishin lënë babain me Fredi Rrushin.

Më pas unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY