Basha shpjegon vendimin për zgjedhjet në FRPD, nuk përmend statutin: Është e...

Basha shpjegon vendimin për zgjedhjet në FRPD, nuk përmend statutin: Është e njëjta praktikë si në 2014

70
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në lidhje me zgjedhjet në FRPD ka ndjekur të njëjtën procedurë si në vitin 2014 ndërkohë që ka shpallur po sot edhe garën për kreun e LDGSH që drejtohet nga Albana Vokshi, deputete që mbështet foltoret e ish Kryeministrit Berisha.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT

Pyetje: Zoti Basha, jeni gati për zgjedhje të pjesshme lokale?

Lulzim Basha: E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës.

Pyetje: Zoti Basha, po zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, e morët vendimin për t’u zhvilluar vetëm sepse zoti Belind Këlliçi do marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës?

Lulzim Basha: Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri.

Pyetje: Po pse vendosët në këto momente, sepse duhet pasur parasysh që ju keni edhe zgjedhjet lokale?

 

Lulzim Basha: Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje një anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballë lartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar.

Pyetje: A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratike për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?

Lulzim Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë. Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY