“Open Balkan sjell vasalitet ndaj Serbisë”

“Open Balkan sjell vasalitet ndaj Serbisë”

46
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur publikisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen që refuzuan të bëhen pjesë e “Open Balkan” ndërsa tha se kjo nismë sjell homogjeninë në rajon dhe BE nuk e përkrah për shkak se nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

“E patë një foto në Beograd. Padroni me dy argatët dhe rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alexit. Ne jemi kundër sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me vetën dhe vendosi edhe 9 mld euro ndihmë për ne.
Ballkani i Hapur sjell homogjeninë serbe në rajon. Përshëndes qeverinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes që hodhën në kosh këtë projekt. Që në fillim e denoncova duke mbrojtur fermerët e Lushnjës, të Korçës dhe me radhë.
Pse nuk e përkrah BE?
Von Der Layen erdhi këtu me mesazhin e qartë ne nuk përkrahim Ballkanin, të njëjtën gjë i tha kancelarja. Ai nuk sjell stabilitet, por vasalitet”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY