Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha pritet me fishekzjarre në Lushnjë, ish-kryeministri: Qeveria vjedh edhe natën duke fjetur!

05/11/2021
Berisha pritet me fishekzjarre në Lushnjë, ish-kryeministri: Qeveria vjedh edhe natën duke fjetur!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur nga demokratët në Lushnjë në një mënyrë të veçantë, me fishekzjarre në momentin kur lideri historik i PD-së ishte duke u futur në sallë.

Më pas e ka marrë fjalën ish kryeministri Berisha duke theksuar se foltorja do ta kthejë PD në një parti të bashkuar e fituese.

”Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë. Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu. Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz. Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin., Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria. Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës. Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Në vijim Berisha tha se qeveria vjedh edhe natën, në gjumë.

“Çfarë është bërë me borxhin që është rritur nga 62.6 në 100% sot, janë ndërtuar vetëm 34 kilometra, dhe ndodhi tani në fund? Në mënyrën më të pabesueshme, bashfajtore në borxh ish kreu i PD apo kryetrari pa parti bëri fajtore në borxh edhe partinë demokratike. A mund të imagjinoni juve që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë madje në Komisionet e Parlamentit ta votojë pro një borxh prej 720 milionë euro më i madhi i marrë në historikë e këtij vendi në një kohë që këta ministra dhe ky kryeministër vjedhin edhe duke qenë në gjumë gjithë natën sepse ka krijuar mekanizma. Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë, ata që u përpoqën tju mashtrojnë ju se ne kemi votuar në 2015, por kjo ska ndodhur kurrë, ne braktisëm parlamentin për atë borxh që mori Edi Rama sepse ne kishim bindjen se ai borxh do të vidhej”, tha Berisha. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

06/04/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen biznese dhe automjete

06/04/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.