Identifikohet një nga grabitësit e Nazmi Çangut në Nikël, i shpëtoi policisë...

Identifikohet një nga grabitësit e Nazmi Çangut në Nikël, i shpëtoi policisë në Tiranë

140
0
Shares

Një nga autorët e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu dy javë më parë në banesën e tij në Nikël është identifikuar përmes ADN. Policia ka gjetur fije floku në kapelen që policia sekuestroi në vendngjarje.

Ai është nga Laçi dhe jeton në Tiranë ndërsa i shpëtoi policiasë pak ditë më parë.

Për arrestimin e tij, policia organizoi një operacion në një zonë periferike të kryeqytetit, por në momentin e ndërhyrjes ai i shpëtoi forcave të rendit. Për disa ditë me radhë, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar se kush janë personat me të cilët ai ka kryer grabitjen.

Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut, rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona. Në dëshminë e dhënë ditën e ngjarjes, edhe vajza e biznesmenit, Xhelona Çangu i tha hetuesve se njëri prej autorëve ishte i pamaskuar dhe arriti ta shohë atë para se të vendoste kapuçin dhe se nga e folura ishin nga Laçi.

Aktualisht, hetuesit janë në pritje edhe të përgjigjes nga kompanitë celulare mbi kërkesën e bërë që të zbardhen thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja. Kjo pasi autorët gjatë kohës që kryen grabitjen, flisnin me kufje me njëri-tjetrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY