Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, foltorja tjetër në Lushnjë: PD do të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA e BE

02/11/2021
Berisha në Kamzë: “Beqir Balluku nuk ka vjedhur gjë sa po vjedh mbesa, Belinda”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Berisha tha sot gjatë foltores në Kamzë se PD do të integrojë Shqipërinë në BE dhe ky proces sipas tij do të jetë i pandalshëm.
“Nesër në pushtet, Sali Berisha ju do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe do të integroni Shqipërinë në Europë në mënyrën më të pandalshme“, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri foli sërish për rolin e George Soros në shpalljen e tij non grata, pas qëndrimeve të shprehura publikisht kundër prekjes së kufijve të Kosovës.

“Një nga shkaqet më themelore të shpalles së Sali Berishës non grata ka qenë qëndrimi im ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës. Sepse filluan konferencat e stypit në Prishtinë që duhet të bëjmë sakrifica të dhimbshme, të mëdha dhe të japim territore a thua se ishin arat e tyre. Nuk mund ta pranoja kurrë sepse nuk i kemi borxh kujt. Askund nuk kemi varre të huajsh ne. Ne jemi në tokat tona, jemi edhe më tutje në tokat tona. Por të dorëzojmë territore, kjo nuk mund të ndodhë. Projekt i pastër i Millosheviçit dhe pastaj i marrë më vonë ehde pas lufte. U paraqit si projekt i George Soros në Beograd. Dhjetëra e dhjetëra milionë lobim për të avancuar këtë kauzë të mbrapshtë e cila sillte një gjymtim të shqptarëve. E kundërshtova dhe do ta kundërshtoj gjithnjë. pikërisht për këtë Edi MRama më tha në 2019 ti nuk kalon AMerikën, sese isha sanksionuar për konspiracion të politikës së jashtme amerikane. Ai që ishte promotor i asaj ideje nuk është më në administratën amerikane. Sot Biden e ka cenuar me ligj cenimin e territoreve dhe integritetit“, tha lideri historik i PD.

Në vijim Berisha deklaroi se askush nuk mund të blejë dhe shesë demokratët me viza, njësoj siç bëte Kolombi i cili blinte indianët me pasqyra.

Ndonëse nuk përmendi emër, mesazhi i Berishës linte të kuptohej se i drejtohej Ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka qenë ajo e cila muaj më parë i kërkoi publikisht Lulzim Bashës të përjashtonte nga grupi i PD-së Sali Berishës.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të ngrihet fuqishëm dhe askush nuk do të vendosë më për ta se kush do të jetë kryetar.

Berisha kishte një ftesë dhe për ata që nuk i bashkohen Foltores, duke i thënë se ata janë një me të pranishmit në sallë, por duhet të dinë që një opozitë të cilës ia marrin vendimet të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet.

”Një PD që përleshet dhëmb për dhemb me ta. Kjo është PD që do dalë nga ky proces. Foltorja jonë është kthyer në burim shprese për qytetarët. Por në fakt ka lemeritur pushtetin. Bëjnë gjithçka për ta etiketuar. Një qytetar nga minoritari më shkruan: Z.Berisha thuaji këtyre se ne që mblidhemi në Foltore, jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Partinë Demokratike ne do ta ngremë më fuqishëm se kurrë. Sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush. Nuk mundet kush kurrë kësaj partie ti diktojëe se kush do jetë kryetari i saj , përveç votës tuaj. Nuk mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-ve, BE-së. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne. Ndaj dhe ne po rikthehemi më të fuqishëm. Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen. Ne jemi një me ta. Ata janë demokratë si ne por i themi se nje opozitë e vertetë është jetike. Një opozitë që vendimet ja marrin të tjeret nuk vijnë kurrë në pushtet. Është pseudoopozitë. Janë njerëz që shkelmojnë mbi njerëzit e tyrë. Kanë frikë nga vullneti juaj. Nuk vijnë kurrë në pushtet”, tha Berisha. Në fund Berisha lajmëroi foltoren tjetër në Lushnjë.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.