Analiza e gazetarit, kush mund të kryente vrasjen në mes të Lacit

Analiza e gazetarit, kush mund të kryente vrasjen në mes të Lacit

112
0
Shares

Vrasja e Xhelal Reçit përmbledh shumë enigma të cilat gazetari Artan Hoxha, në studion e “Abc Live” me Juli Xhokaxhi thotë se është porositur nga një person em fuqi financiare për të përballuar kosotn e këtij krimi.

“Zona e Kurbinit ka një mënyrë krejt tjetër. Nuk janë bashkëpunues me policinë, përpiqen ti zgjidhin vetë, edhe kur dikush kapet nuk tregon. E kuptoj që edhe dëshmitarët aty e kanë shumë të vështirë. Nuk janë të prirur për të dhënë informacion autoriteteve, nuk e bën. Ky është rreziku i kësaj historie sepse çon në zinxhir vrasjesh.

Viktima ka qenë edhe në moshë vitale, merrej me bizneset. Familja nuk ka pasur probleme financiare, kanë jetuar mirë, prandaj ka lënë punën në  polici ai. ky është një element që dëshmon se ngjarja nuk vjen për motive materiale. Kush fshihet? Të realizosh këtë lloj atentati ka një kosto. Nga kostoja shkojmë te kush mund të realizojë. Një që ka një problem të thjesht nuk harxhon aq shumë lekë. Ka një kosto për autorët. Këtë lloj atentati nuk e bën dot çdo njeri. Dikush i fuqishëm, që ia mban xhepi, që është i motivuar, ata vrasësit vjet që e ndoqën 20 km, ndryshe do të kishim viktimë që vjet.

Këto të dhëna tregova që janë njerëz të fuqishëm, që përballojnë këtë kosto atentati, që janë të aftë të kryejnë një atentat të tillë në mes të Laçit. Problemin e policisë duket se nuk e kanë fare. Ata kanë vepruar sikur nuk ekziston fare policia. Kjo është pjesë e hetimit. Janë të fuqishëm. Kush janë? Nuk mund ta bësh këtë gjë me emra.

Është dikush që e njeh mirë këtë fushë, ia mban xhepi, i ka aftësitë organizative dhe që të zhduket pa lënë gjurmë. Kjo është një ngjarje shumë e vështirë, do të ishte mirë të parandalohej vitin e kaluar, nuk u parandalua dhe jemi sot në këtë situatë. Vështirësia është edhe për shkak të frymës që kanë banorët aty, nuk bashkëpunojnë me policinë sepse nuk kanë besim,” u shpreh ai.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY