Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet vendore, Kushtetuesja tërhiqet për vendim, pse rekomandimi i Venecias është kontradiktor

02/11/2021
LISTA/Dalin emrat e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Avokati i shoqatës së Bashkive, Jordan Daci ka folur për mediat pas seancës së parë që është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Sipas tij opinionet e Komisionit të Venecias janë kontradiktore.

“Opinioni i Venecias I përgjigjet vetëm 3 pyetjeve, ndërkohë që në Gjykatë janë 20 pyetje të tjera me karakter të ndryshëm dhe nuk lidhen domosdoshmërisht me atë që thotë Komisioni.

Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykojë përtej konkluzioneve të Komisionit të Venecias të cilat janë kontradiktore dhe në mendimin tim nuk mbështeten në teorinë e të drejtës kushtetuese”, u shpreh avokati Daci. Në vijim ai tha se Venecia e pranon ne dy përcaktime dhe e mohon në një përcaktim rolin e Gjykatës. Por nëse nuk e ka Kushtetuesja këtë kompetencë atëherë kush e ka, tha ai dule shtuar se këtë pyetje ia ka shtruar edhe komisionit.

Shoqata e Bashkive kërkon:

1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Pas didkutimeve që janë mbajtur në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar përfundimin e saj dhe trupa është tërhequr për të marrë vendim. Brenda 30 ditëve, orgnai më i lartë që vlerëson kushtetutshmërinë e ligjeve në Shqipëri, do të thonë nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin të rregullta ose jo.

Elira Kokona, përfaqësuese e Kryeministrisë në seancë ka kërkuar nga Gjykata respektim të mendimit të Venecias dhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të cilësohen si të ligjshme. Ndryshe është shprehur avokati Daci, i cili ka kërkuar që të mos merret parasysh vendimi i venecias.

Përfaqësuesja e Kuvendit tha se shoqata nuk legjitimohet për kërkesën e depozituar. Ajo gjithashtu nënvizoi se është dakord me mendimin e Venecias se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencën vlerësimit e kushtetuetshmërisë së zgjedhjeve.

Ndërkohë, juristja e Presidencës Ketrin Treska kërkoi pranimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Sipas saj zgjedhjet pa opozitën ishin problematike pasi qytetarëve iu hoq mundësia e zgjedhjes dhe ato votime ishin antikushtetuese. Sipas Presidentit kërkesat e shoqatës janë të drejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.