Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rritje tjetër në çmimin e naftës dhe gazit, shifra rekord këtë fundjavë

30/10/2021
Vëmendja e politikës dhe opinionit të zgjedhjet, çmimi i naftës “fluturon” edhe 3 lekë më shtrenjtë

foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në pikat e tregtimit me pakicë, sot një litër naftë tregtohet deri në 186 lekë, rreth 9 lekë më shumë se në fillim të këtij muaji, kur çmimi i naftës ishte 177 lekë.

Që prej fillimit të vitit kur nafta tregtohej me gati 148 lekë, çmimet e naftës janë rritur në mënyrë të vazhdueshme për të prekur këtë nivel rekord, raporton top channel.

Po me gati 9 lekë që prej fillimit të tetorit është rritur edhe benzina, ku çmimet e saj luhaten nga 185 deri në 188 lekë në pikat e karburanteve në kryeqytet.

Ndërsa çmimi i gazit që po ashtu ka ndjekur një trend në rritje që prej fillimit të vitit, aktualisht rezulton në nivelet e 87 deri në 89 lekë për litër, duke mos pësuar luhatje në raport me fillimin e këtij muaji.

Çmimi i naftës në bursa ka parë një shtrenjtim së fundmi duke bërë që një fuçi nafte të tregtohet për 85 dollarë dhe rritja paralajmërojnë ekspertët do të vijojë edhe më tej, çka pritet më pas të reflektohet edhe në tregun vendas.

E në fakt shtrenjtimi i saj në tregjet ndërkombëtare evidentohet edhe si arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të karburanteve në vendin tonë, duke shtuar edhe taksat e larta që rëndojnë mbi to, çka bën që Shqipëria të renditet si një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Europë e botë.

Së fundmi, qeveria ka rishikuar edhe politikën e taksave për mallrat e akcizës bazuar në nivelin e inflacionit apo unifikimin e akcizës së gazit për karburante dhe ngrohje në 6 lekë/litër çka do mund ta bëjë të pashmangshme një shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve të karburanteve në vend. top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.