Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zjarrfikësja çon në pranga 8 zyrtarë e biznesmenë në Durrës, dyshohet korrupsion me bashkinë

29/10/2021
Zbardhen EMRAT, kush janë punonjësit e ndaluar nga SPAK në ISHSH dhe Institutin e Higjenës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Abuzimet me tenderat në Bashkinë e Durrësit kanë sjellë 8 të arrestuar, 6 zyrtarë të Bashkisë dhe 2 punonjës të kompanive private.

Sipas SPAK, ata dyshohet se kanë abuzuar me blerjen e një zjarrfikëseje autoshkallë. Punonjësit e Bashkisë akuzohen për shkeljen e barazisë në tendera, ndërsa punonjësit e firmave për falsifikim të dokumenteve të pjesëmarrjes në këto tendera.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilët akuzohen për “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2021, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin  e arsyeshëm, se:

Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe nga shtetasit Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k., subjektepër të cilat vijojnë hetimet,përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 90 akti datë 28.10.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasenElona Rami.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Hetimore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u bë i mundur sot më datë 29.10.2021. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.