Të pakënaqur me kompesimin, 28 pronarët e Sarajeve në Tiranë kërkojnë rinegocim

Të pakënaqur me kompesimin, 28 pronarët e Sarajeve në Tiranë kërkojnë rinegocim

75
0
Shares

28 bashkëpronarë të ‘Sarajeve’ në Tiranë po kërkojnë që të diskutohet dhe njëherë tjetër me ta në lidhje me pronësinë.

Dy përfaqësuese të familjes Kazazi dhe Kosova duke folur për Fax News kanë thënë se janë pronarë që në vitin 1943 dhe do të ndjekin të gjitha hapar ligjor për të gjetur drejtësi.

 

“Na thanë që kishin një urdhër për mirëmbajtje dhe pastrim, ne ishim nëpër shtëpitë tona kur na njoftuan që këtu kishte një numër të madh punonjësish policie. Edhe sot kemi ardhur për të parë se çfarë bëhet, pasi ne kemi marrë një rrugë ligjore.

Nuk e besoj se nuk e kemi të drejtën të shkojmë në Strasburg, unë edhe dje kam kërkuar që organet të ulen dhe të diskutojnë me ne. Edhe ata thonë që kjo pronë ka vlerë të madhe, 1.7 milionë e kanë vlerësuar të gjithë pronën për secilin.

Njëherë e përgjithmonë ta heqin fjalën Sarajet e Toptanëve, jemi pronarë që në 1943. Ne kemi dhënë të gjitha adresat dhe numrat e telefonave, nuk ma ha mendja që Ismail Kadarenë që ia bënë shtëpinë muze nuk i kanë dhënë dëmshpërblim”, tha një prej përfaqësuesve të familjes Kazazi.

Edhe sot në hyrje të godinës gjenden punonjës të policisë bashkiake që nuk lejojnë që në ndërtesë të futen pronarët e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY