Rama pranon komisionin zgjedhor, i gatshëm edhe për vetingun

Rama pranon komisionin zgjedhor, i gatshëm edhe për vetingun

57
0
Shares

Socialistët kanë rënë dakord për të ngritur Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjdhore, që e kërkoi Partia Demokratike.

Mësohet se gjatë mbledhjes së zhvilluar pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për ngritjen e këtij komisioni bashkë me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste.

Ndërkohë ai ka shprehur gadishmërinë që të diskutojë me Bashën edhe për çështje të tjera.

“Mendjen nuk ma keni lexuar. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që e kemi vendosur vetë që në fllim, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Dhe do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do që të diskutojmë. Do t’i dëgjojmë të gjitha argumentet. Në 2018 kemi patur një propozim për Vettingun në politikë, ai propozim ka qenë jo bindës. Nuk dinim gjë për propozimin e ri, janë kaluar 3 vjet dhe idetë e argumentet evoluojnë. Nëse janë argumentet bindëse do të bëjmë më të mirën. Do ulemi në tryezë dhe do të japim të gjithë disponimin për të dëgjuar. Do themi ato që mendojmë. Do të marrim mendimin e ekspertëve tanë të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. Se, në fund të fund cilësia e demokracisë, cilësia e bashkëjetesës në një vend nuk varet sa shpesh biem dakord por nga mënyra si s’biem dakord“, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY