Zv/ministri i Energjitikës Ilir Bejtaj fyen të vdekurit në burgje për borxhet...

Zv/ministri i Energjitikës Ilir Bejtaj fyen të vdekurit në burgje për borxhet ndaj OSHEE

103
0
Shares

Zv/ministri i Energjitikës Ilir Bejtaj fyen të vdekurit në burgje për borxhet ndaj OSHEE. Nuk u vetëvra për 35 mijë lekë borxh, por për mendtë e kokës, tha ai.

Në mungesë të argumentave për borxhin e lartë të OSHEE dhe rritjen e borxhit nga muaji në muaj, zv ministri i Energjitikës foli me përbuzje dhe përçmim për kryefamiljarët që kanë vrarë veten në burg për shkak të pamundësisë për të shkuer borxhin ndaj OSHEE. Duke iu përgjigjur opozitës për rastin e një personi të vetëvrarë në burg, ku ishte për 35 mijë lekë të vjetra, Ilir Bejtaj tha se “ai s’u vetëvra nga borxhi, por nga mendtë e kokës”. Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi të tërhiqte fjalët se po gënjente dhe po fyente një të vdekur, por përfaqësuesi i qeverisë këmbënguli në qendrimin përbuzës duke u shprehur se nuk e kuptonte që dikush të vrasë vetem për 35 mijë lekë të vjetra. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY