320 persona në Krujë, mes tyre dhe fëmijë, janë helmuar, ndërsa dyshohet se sëmundja ka të bëjë me ujin e pijshëm.
Prej më shumë se dy ditësh spitali i Krujës është mbushur me pacientë që vuajnë me diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë. Të sëmurët janë nga të gjitha fshatrat e Krujës.
Të gjithë sëmurët i bashkon vetëm një fakt, të gjithë kanë pirë ujë direkt nga rubineti dhe më pas kanë përfunduar në spital. Por ishte pikërisht ky ujë ku piu edhe kryeministri Edi Rama më 5 gusht gjatë inagurimit të unësjellësit.
“Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Perfekt,”– u shpreh kryeministri Rama që me veprimin e tij u tregoi banorëve se mund ta pinin ujin direkt nga rubineti.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/