Basha sulmon Berishën dhe deklaron se nuk do të mbledhë Kuvendin Kombëtar...

Basha sulmon Berishën dhe deklaron se nuk do të mbledhë Kuvendin Kombëtar referuar nenit 3 të statutit

159
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha gjatë konferencës për mediat këtë të shtunë se është përpjekur të gjejë një zgjidhje për situatën e Berishës. Basha tha ndër të tjera se vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i qëndron 100%.

Basha tha ndër të tjera se para tre muajhs është zgjedhur kryetar në një garë dhe se tani nuk ka ndodhur asgjë tketër veçse një person kërkon të tërheqë PD në greminë për interesin personal.
Basha fill zgjedhjes si kryetar i PD ndëshkoi Berishën ndërkohë që mund ta kishte bërë para garës ose ta hiqte nga lista e deputetëve.

“Së pari pjesa e dytë e pyetjes hedh poshtë çdo alibi shpifje, trillim të kundërshtarit tim politik që tani e dëgjoj nga goja e Sali Berishës, apo disa pseudombështetës së tij që kanë në qëllim nxjerrjen e inateve të tyre, rrezik edhe këto zgjedhje nuk kanë votuar ose kanë votuar kundër PD. Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Dhe me thënë të drejtën, Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Berishën për të gjetur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD. Kam pritur, që siç kishte deklaruar vetë, këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përshirë PD dhe as grupin parlamentar. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi, me hapin që do ta bënte ndryshimin mes fjalës dhe veprës, atëherë kam marrë të njëjtin vendim që ishte në favor të PD dhe demokratëve dhe mbi të gjitha në interes të shqiptarëve. Një person përpiqet të bëjë gjithçka që të marrë një parti peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. 3 apo 4 muaj më parë kishim zgjedhjet për kryetarin e PD dhe çdokush mund të kandidonte, çdo kush mund të mbështeste një kandidat. Rezultati dihet dhe mbështetja që kam marrë nga shumica e demokratëve. Çfarë ka ndryshuar që atëherë përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk jam përgjigjur, dhe nuk do i përgjigjem gënjeshtrave flagrante kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksioner i fshehtë është edhe Edi Rama, edhe dikush tjetër se ia bëjnë “mu”. Nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime. Vendimi im ka qenë një vendim i lidershipit të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhej ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shihja PD të zhytej në humnerë. Ky vendim është i marrë jo për mua, për demokratët dhe është vendim të cilit i qëndroj 100%”, tha Basha.

Në vijim Basha tha se nuk do të thërraso një Kuvend Kombëtar.

”Ju duhet të besoni të vërtetën. E vërteta është fare e thjeshtë. Unë kam thënë që detyra e kryetarit të partisë është respektimi i statutit. Neni 3 i statutit është i qartë për orientimin pro-perëndimor të Partisë Demokratike. Unë kam thënë që Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikanë nuk ka për të pasur kurrë. Qëllimi im së paku është të përfundojë mandatin e dhënë nga anëtarësia e Partisë Demokratike në rrëzimin e Ramës. Ajo që duhet t’ju habisë ju, siç më ka habitur mua, është që njeriu që bërtet statuti statuti, shpall dhe i jep vetes kompentenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë”, tha kryedemokrati.

Ai theksoi se Sali Berisha s’ka ndonjë mbifuqi nga Statuti i partisë për të thirrur asnjë institucion të partisë, pasi vetë partia ka institucionet e saj.

Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera. Kuvendin e kam thirrur dhe do e thërras për të vendosur për çështjet statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë ai, t’i drejtohet institucionit të partisë dhe jo bunkerit”, tha Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha të premten nga “Foltorja” e Beratit, deklaroi se javën e ardhshme do të njoftohet data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Për Berishën, Statuti i PD-së, e parashikon qartë se kur Kuvendi mund të mblidhet.

Statuti i Partisë Demokratike përcakton se Kuvendi Kombëtar thirret nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe nga ¼ e delegatëve. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë lidhje me dy procedurat e para dhe delegatëve u njihet e drejta pavarësisht, do apo s’do kryetari dhe Këshilli Kombëtar të mbledhin forumin e tyre. Ndaj dhe ne, ju garantoj që javën që vjen, do të shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe do të mblidhemi të sigurtë në të drejtën tonë statutore. Për t’i dhënë Partisë Demokratike normat më demokratike që ajo meriton. Për t’ju dhënë ju të drejtën e referendumit për të përcaktuar ju me referendum jo vetëm kryetarin, por edhe Kryeministrin, pasi nuk do të jetë kusht ai që është kryetar i partisë do të jetë edhe kryeministër. Do vijë tek ju dhe pastaj do vendoset”, tha ai.

Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Berisha tregoi se deri më tani kanë firmosur mbi 50 për qind e delegatëve.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY