Rritje qesharake pagash për mësuesit dhe mjekët, ja sa është përqindja

Rritje qesharake pagash për mësuesit dhe mjekët, ja sa është përqindja

213
0
Shares

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri të ditur vendimet e qeverisë lidhur me këtë fushë, duke deklaruar se pagat e mësuesve do të rriten me 6% si hap i parë për të mbajtur premtimin dhe një rritje e tillë do të shkojë dhe për punonjësit psiko-socialë nëpër shkolla.

Kushi njoftoi se një pjesë e buxhetit do të shkojë dhe për financimin e arsimit të lartë në projektet me universitetet më të njohura në Evropë, projekt ky që do shërbejë që studentët shqiptarë të konkurrojnë me ata të BE-së.

Kushi:
Disa nga lajmet janë se të gjithë mësuesit në gjithë vendin me rritjen e pagave me 6%, është premtim i mbajtur dhe këtë herë është hap ii parë i premtimit tonë që të rriten me 40%. Jo vetëm për mësuesit por edhe punonjësit psiko-socialë, të cilët japin kontribut të jashtzakonshëm.

Ndërkohë me këtë buxhet edhe për arsimin e lartë, për ndërkombtarizimin dhe ritjen e cilësisë dhe në mënyrë që të diplomuarit të konkurrojnë me të rinjtë dhe të rejat e BE, do mbështesim projektet e bashkëpunimit me universitetet më të njohura.

Ndërkohë janë njoftuar edhe për rritje pagash për mjekët, infermierët dhe familjetnë nevojë.

Manastirliu: Programi i ndihmës ekonomike do të ketë nje rritje të masës 10% për të gjitha familjet përfitese. Do të ketë politika që shenjestrojnë familje me fëmijë mbi 3 fëmijë do të kenë rritje në masën 2 herë.

-Do vazhdojm të mbështesim duke rritur masën 2 herë më shumë për fëmijët pa prindër.

-Gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të kene rritje të masës ekonomike tre herë.

-Kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me suvbvencione të energjisë elektrike, 45 milionë dollarë do të vazhdojë.

-Do të ketë rritje të pagave për personelin mjekësor. NE DO VIJOJMË ME KETE POLTIIKË NË VITIN 2022 ME 6% të personelit mjek infermier, duke hyre ne fuqi nga data 1 korrik 2022.

-Do garantojmë furnizimin me vaksina duke vendosur në buxhetin e ministrisë të gjithë buxhetin enevojshem. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY