Kjo është Jodie Goddard, një 18 – vjeçare nga Cumbria e cila humbi lëvizjen në të dyja këmbët, pasi u drogua me ketanime.
Ajokishte dalë me miqtë e saj në një lokal nate ku punonte iati, kur dikush ihodhi një sasi të madhe qetësuesi në pije.
E reja rrëfen se nuk mban mend thuajse asgjë nga nata dhe se kur u zgjua në mëngjes, ajo nuk ndjente asgjë nga mesi e poshtë.
Pavarësisht ekzaminimeve të shumta, mjekët e patën të pamundur që të përcaktonin problemin apo se kur do t’i rikthehej lëvizshmëria këmbëve të saj.
Pavarësisht kësaj, 18 – vjeçarja shprehet e vendosur për të luftuar deri në fund, me shpresën se një ditë do të rinisë sërish të ecë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/