DETAJET/Policia konfirmon arat e drogës në Rinas, por korr vetëm 10% të...

DETAJET/Policia konfirmon arat e drogës në Rinas, por korr vetëm 10% të rrënjëve

62
0
Shares

Pak orë pasi Shefi i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj tregoi edhe njëherë arat me kanabis në Rinas, policia e Krujës ka njoftuar se janë arrestuar 2 persona.

“Në bazë të procedimit penal nr. 204 në bashkëpunim me Prokurorinë e Krujës, të nisur në 12 korrik 2016 me metoda speciale hetimi, ka arrestuar sot shtetasin Edmond Cangu, 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasit K.Ç. 32 vjeç dhe Gj.T. 49 vjeç, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, duke filluar nga datat 4 shtator 2015, janë asgjësuar edhe 2 parcela me 5.400 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Larushk, Krujë.

Ndryshe nga sa deklaroi subjekti politik PD, këto parcela nuk janë në mbrojtje të Policisë së Shtetit, por procedimet kanë nisur disa javë më herët dhe synojnë jo vetëm asgjësimin, por edhe dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të aktivitetit anti-ligjor”, thuhet në deklaratën e policisë së Durrësit .

Por deklaratat e PD bëjnë fjalë për për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. PD kishte dijeni edhe për operacionin e nisur nga policia por thekson se ai është një operacion për të hedhur hi syve.

“Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY