Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në veri dhe reshjet gradualisht do të prekin të gjithë territori, bën të ditur Meteo Alb.
Intensiteti i shirave do të jetë i lartë pothuajse në të gjithë vendin. Më problematike situata paraqitet në zonat bregdetare si edhe zonat veriore ku reshjet do të shoqërohen edhe me rrufe, erë momentale e fortë si edhe breshër. Parashikohet që edhe gjate natës reshjet të jenë me intensitet të lartë deri në mesditën e ditës së martë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke filluar nga dita e nesërme dhe në vijim!
Përballë një situate të tillë të pritshme, për ti paraprirë pasojave të mundshme të rënda, ministria e Brendshme ka urdhëruar dhe vënien në gatishmëri të shtabeve të emergjencave, në bashki e në prefektura.
Nga ana tjetër, bashkia e Tiranës ka paralajmëruar qytetarët se duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe ditën e nesërme parashikohen shira të rrëmbyeshëm që mund të sjellin përmbytje.
Po kështu, bashkia u bën apel qytetarëve që të evitojnë daljet e panevojshme me nisjen e shirave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/