Në 18 nëntor të vitit të kaluar, një 15 vjeçare me inicialet F.G denoncoi në polici babain e saj për përdhunim. Fatos Gurakuqi, 38 vjeç u arrestua menjëherë me akuzën e “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” dhe “Shkatërrim prone”. Akt-ekspertimit nga policia shkencore, që do të vërtetonte nëse ishte e vërtetë që ai ka përdhunuar vajzën nuk ka mbërritur ende në gjykatë. Por bashkëshortja e tij, J.G i del në krah bashkëshortit të saj dhe thotë se e bija ka gënjyer.
Si e morët vesh ju të gjithë ngjarjen?
Unë kam qenë në shtëpi atë ditë, pasi isha shtatzënë dhe në rrezik dështimi. Atë ditë im shoq doli nga shtëpia për të rregulluar një gjenerator, mbaj mend që i thashë të mos vonohej se do merrte vajzën nga shkolla. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza ishte sëmurë dhe duhet të shkojë në spital. Unë di që bashkëshorti im u arrestua më 18 nëntor në orën 1 të drekës, ndërsa vajza ime erdhi në orën 3 të mëngjesit, bashkë me policinë.
Po më vonë çfarë ndodhi?
Unë e dija që vajza ime ishte në spital. Më ka marrë mësuesja e vajzës, pasi im shoq kishte shkuar në shkollë dhe kishte qenë i pijshëm. Unë di që Fatosi kishte shkuar në shkollë dhe kishte bërë debate me mësuesit që do ta çonte vetë vajzën në spital dhe kishte thyer edhe një derë në shkollë. Di që mësuesit e kanë njoftuar policinë dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.
Si i ka pasur marrëdhëniet vajza me babain?
Im shoq pinte alkool dhe e rrihte. Kishte dëgjuar se ajo dashuronte një djalë e kishin debate.
Çfarë ndodhi kur erdhi policia?
Aty mora vesh që vajza ime kishte bërë një denoncim në polici se e ka përdhunuar babai, e mohova diçka të tillë pa folur ende me vajzën.
Fole me vajzën atë natë?
U përpoqa të flisja, por vetëm më tha që “nuk e di se pse e bëra denoncimin”, por pas disa ditësh ajo më tregoi se nuk është e vërtetë që babai ka kryer marrëdhënie me të.
E keni pyetur vajzën se çfarë e shtyu të denonconte të atin për një akuzë kaq të rëndë?
Në fillim e kam pyetur, por thjesht më ka thënë që as vetë nuk e dinte. E kam parë që gjendja e saj ka qenë e rënduar. Nuk kam marrë përgjigje nga pse e bëri.
Ju si nënë pse mendoni që ajo vendosi të akuzojë babain e saj?
Nuk e di, mbase ngaqë im shoq e rrihte, por di të them që nuk është e vërtetë, e njoh tim shoq, kemi 18 vite martesë dhe 6 fëmijë./ G.Sh
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/