Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kancelari i Austrisë jep dorëheqjen, dyshohet se korruptoi një media në Vjenë

09/10/2021
Kancelari i Austrisë jep dorëheqjen, dyshohet se korruptoi një media në Vjenë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha në një deklaratë për mediat të shtunën se do të japë dorëheqjen pasi po hetohet nën dyshimin për vepra korrupsioni.

Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai propozon Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.

“Vendi im është më i rëndësishëm për mua, sesa unë. Ajo që nevojitet tani është stabiliteti. E mora këtë vendim për të zgjidhur ngërçin“, tha Kurz në një konferencë për shtyp nga zyra e tij në Vjenë.

Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar, shtoi ai.

Prokurorët austriakë bastisën këtë të mërkurë zyrat e partisë konservatore të kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Sebastian Kurz, konfirmoi më 12 maj 2021 se ai është nën hetim nga autoritetet anti-korrupsion për akuza të rreme. Kjo, pas një deklarate të bërë prej tij në një komision parlamentar që kishte hetuar të ashtuquajturën çështja “Ibiza”, e cila çoi në rrëzimin e nënkryetarit të atëhershëm Heinz-Christian Strache.

Kjo erdhi pas publikimit të një video, ku Strache shfaqej duke ofruar favore për një investitor të pretenduar rus në këmbim të mbështetjes për Partinë e tij të Djathtë Ekstreme të Lirisë.

Supozohet se video ishte regjistruar në ishullin spanjoll të Ibiza-s, pak para zgjedhjeve të Austrisë të vitit 2017. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

Rama me bizneset turistike në Vlorë: Projekti për Sazanin ka ndryshuar

13/04/2026
Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.