Ish kryeministri Berisha ka lajmëruar takimin e tij në Gjirokastër që do të mbahet të merkurën pasdite.
“Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut te Gjirokastres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.
Ndërkohë edhe ish Presidenti Nishani do ta ndjekë Berishën në këtë takim.
”Të nderuar miq, nesër, e mërkurë 6 tetor, ora 18:00 do t’ju bashkohem demokratëve të Gjirokastrës në Foltoren e Z. Berisha !
Qyteti simbol i trashëgimisë dhe bukurisë sonë kulturore, jet e mót ka qenë edhe simboli i patriotizmit dhe ndershmërisë njerëzore.
Të gjithë bashkë për tu bërë më të fortë dhe fitimtar”, shkruan Nishani. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/