Facebook dhe dy rrjetet e tjera humbin disa miliardë në pak orë....

Facebook dhe dy rrjetet e tjera humbin disa miliardë në pak orë. As punonjësit nuk futen dot në zyra se nuk funksionojnë kodet

37
0
Shares

Rënia e sistemeve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp në nivel global ka bërë që edhe punonjësit e kësaj kompanie nuk po  futen dot në vendin e tyre të punës, pasi nuk po i punojne kartat.

“Sapo bisedova me disa që punojnë në Facebook, të cilët më shpjeguan se punonjësit nuk po mund të futen në ndërtesë për të vlerësuar shkallën e ndërprerjes, pasi karat e identifikimit në hyrje gjithashtu nuk u kanë punuar”, ka shkruar gazetarja e NYT, Sheera Frenkel.

Ndërkohë Facebook eshte shprehur ne lidhje me këtë situate në rrjetin social Twitter.

“Jemi të vetëdijshëm që disa persona kanë probleme me qasje në aplikacionet tona. Po punojmë që gjërat t’i kthehen normalitetit dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në njoftimin e Facebook.

Whatsapp, Instagram dhe Facebook Messenger, të cilat janë të gjitha në pronësi të Facebook, funksionojnë në një infrastrukturë të përbashkët.

Bloomberg shkruan se aksionet e Facebook kanë rënë me 5 për qind ditën e hënë afërsisht 7 miliardë dollarë.

“Shitja e aksioneve të gjigantëve të rrjeteve sociale ra rreth 5 për qind të hënën, dhe 15 për qind që nga mesi i shtatorit”, raporton Bloomberg.

Vlera e Zuckerbergut tashmë ka rënë në 120.9 miliardë dollarë, duke u pozicionuar tanimë poshtë Bill Gates-it, në vendin e pestë të miliarderëve botërorë. “Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë që nga 13 shtatori, kur ai vlente gati 140 miliardë dollarë”, raporton Bloomberg.

Eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Kevin Beaumont, shkroi në Twitter: “Ky duket si një gabim epik gjatë konfigurimit, çka nëkupton se Facebook praktikisht nuk ekziston në internet për momentin”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY