Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, 10 zona me ngjyrë të kuqe, rikthehet izolimi për shkak të covid

01/10/2021
Greqi, 10 zona me ngjyrë të kuqe, rikthehet izolimi për shkak të covid
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tetori ka hyrë me një mini lockdown për Selanikun dhe 10 qytete të tjera në Greqi, të cilat janë tani në nivelin e kuq, bazuar në hartën epidemiologjike për përhapjen e koronavirusit në vend.

Përveç qytetit të dytë  më të madh të Greqisë masat e veçanta lokale kanë filluar të zbatohen edhe në Larisa, Halkidiki dhe Kilkiz,ndërsa ka një javë që ato janë në fuqi në njësitë rajonale në Pieria, Imathia, Pella, Kavala, Kastoria, Ksanthi dhe Drama.

Sipas protokollit të veçantë masat përfshijnë:

– Ndalimin e  qarkullimit nga ora 01:00 pas mesnate deri në orën 06:00 të mëngjesit për një javë, me përjashtim të personave që punojnë apo kanë arsye serioze shëndetësore.

– Ndalim të muzikës gjatë gjithë ditës në bare dhe restorante.

Gjithashtu në këto zona, si dhe në të gjithë territorin, është e ndaluar të zhvillohet çdo lloj evenimenti , me praninë fizike të një grupi prej më shumë se 20 personash në ambiente private dhe hapësira jo profesionale.

Gjoba administrative në rast shkeljeje arrin nga 50,000 deri në 200,000 euro për qiramarrësin ose pronarin e ambientit ne fjale.

Në 24 orët e fundit, ne Greqi u regjistruan 2,232 raste me covid 19 , 326 pacientë janë të intubuar, ndërsa pati dhe 33 humbje jete.

Një në tre infektimet ditore regjistrohet tek personat nën  17 vjeç , ndërsa rritja e rasteve tek nxënësit e shkollave vërehet më tepër tek zonat me përqindje të ulët vaksinimi të popullatës si krahina e  Maqedonisë Qendrore, Lindore dhe Traka ku janë vaksinuar rreth 40% e qytetarëve,ndërsa në rang vendi në Greqi janë vaksinuar 59% e banorëve mbi 12 vjeç.

Specialistët e shëndetësisë kanë kërkuar që sidomos në qytetin e Selanikut të anulohen paradat e festave kombëtare në fund të tetorit. top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

Protesta e opozitës dhe koncerti “Muse-X” paralelisht, vetëm disa metra larg njëra-tjetrës

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.