VIDEO/ Makina e Putin përfshihet në një aksident, vdes shoferi i tij...

VIDEO/ Makina e Putin përfshihet në një aksident, vdes shoferi i tij i preferuar

68
0
Shares

Mediat në Rusi kanë publikuar sot një aksident të rëndë automobilistik, në të cilin ka humbur jetën një person dhe ku u përfshi makina zyrtare e Vladimir Putin.
Presidenti rus nuk ndodhej në makinë, një BMW e zezë, kur kjo e fundit u përplas me një tjetër mjet që i doli para nga ana e kundërt e rrugës.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Moskë, tregojnë sesi mjeti Mercedes u përplas me BMW-në presidenciale.
Mediat ruse raportojnë se makina drejtohej nga shoferi i preferuar i Presidentit Putin, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit mësohet se është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Emri i viktimë nuk është bërë i ditur, por sipas “DailyMail”, ai punonte prej më shumë se 40 vitesh si shofer i zyrtarëve të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY