Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Burri që vrau gruan në Golem: U bëra xheloz sepse edhe qiraxhiu i bënte komplimente

06/09/2016
INTERVISTA/ Burri që vrau gruan në Golem: U bëra xheloz sepse edhe qiraxhiu i bënte komplimente
Share on FacebookShare on Whatsapp

I moshuari Veli Dervishi, i cili vrau gruan e tij, duke e qëlluar tri herë me sëpatë në kokë në Golem, thotë nga burgu se e shoqja, Shazivare (Merja) Dervishi, i kishte nxirë jetën.
“Kemi pasur konflikte e mosmarrëveshje gjithë jetën”, shprehet Veli Dervishi, raporton ‘Panorama’.
Nga Burgu 302, ku ndodhet në zbatim të masës së vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 73-vjeçari që kreu vrasjen në familje më 29 gusht 2016 nuk përgjigjet për fyerjet që bëri ndaj të shoqes në daljen para togave të zeza.
Avokati i tij mbrojtës, Stefan Topalli, deklaroi dje se ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit ndaj masës “arrest me burg” që Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj klientit të tij më 31 gusht.
Sipas avokatit Topalli, vrasja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nuk ka qenë e paramenduar, ndaj në këtë mënyrë është e nevojshme që të analizohen rrethanat dhe të bëhet rikualifikimi i akuzës.
Në një intervistë nga burgu për gazetën “Panorama”, Veli Dervishi aludon për bashkëshorten e tij dhe shprehet se është ndierë xheloz, pasi ajo mbajti një natë pa pagesë në shtëpinë e tyre në Golem një familje nga Kosova.
Të afërmit e familjes Dervishi kanë thënë më herët se konfliktet 73-vjeçari i kishte me të shoqen, pasi konsumonte vazhdimisht alkool. Për këtë arsye, ata ishin ndarë me divorc, ndonëse jetonin në një banesë.

Kush është Veli Dervishi, për ata persona që nuk ju njohin dhe nuk e dinë kush jeni ju?
Unë kam qenë teknik ndërtimi për më se 30 vjet, kam punuar në këtë fushë, më pas kam pasur firmën time të ndërtimit.

Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes, kur ju vratë gruan tuaj?
Në gjykatë thatë se edhe ajo tentoi t’ju qëllonte.

A keni dëshmitarë apo prova për këtë dhe nëse po, si ndodhi ky episod?
Kemi pasur debat për një familje nga Kosova, që morën një apartament me qira te ndërtesa që ne kemi në Golem. Gruaja i la të qëndronin në shtëpi një natë më shumë sesa kishin paguar qiranë dhe unë nuk isha dakord për këtë gjë. Ata qëndruan një javë, gruaja u mori paratë për 6 ditë. Qiraxhiu që kishte ardhur me familjen filloi të hidhte fjalë të mira për gruan time dhe unë aty fillova të dyshoja. Më pas, 3 ditë më vonë, gruaja erdhi në Tiranë me justifikime të ndryshme. Kur u kthye, patëm debat sepse u përballëm në rrugë për arsye kot, më tha çfarë do ti në rrugën dytësore në Golem. Shkuam në shtëpi dhe patëm debat, pasi dyshoja edhe tek udhëtimi i saj në Tiranë me justifikime të ndryshme.

Pse vendoset ta vrisnit gruan tuaj?
Qëllimi im nuk ishte për ta vrarë, por e vërteta është se tani kjo gjë ka ndodhur. Kam vepruar për vetëmbrojtje sepse në debat e sipër tentoi të më qëllonte me sëpatë dhe kam dy shenja në krahë nga ajo goditje.

A keni dëshmitarë për këtë?
Jo, nuk kam.

A jeni penduar për krimin?
Jam penduar se nuk kam dashur ta vras.

A jeni penduar për fyerjet që i bëtë viktimës në sallën e gjyqit, ku e akuzuat për tradhti dhe e cilësuat “femër e ulët”?
(Nuk përgjigjet)

Çfarë konfliktesh keni pasur konkretisht dhe për çfarë motivesh?
Kemi pasur konflikte të ndryshme gjithë jetën, që kur jemi martuar. Ka qenë shumë e vështirë dhe më ka nxirë jetën.

shazivare dervishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.