Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e Dumës për “PD jo masive, moderne”. A ka selia e PD një plan B nëse Kuvendi Kombëtar mblidhet dhe selia nuk e njeh

27/09/2021
Please insert document title
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetarja e PD, Grida Duma foli sot për situatën në PD gjatë një interviste në news 24. Ndër të tjera Duma u pyet nëse PD është në vështirësi. Në përgjigjen e saj ajo tha se “formula ecën. Ndarja e punës është njëra gjë, që ka nisur me hapin e duhur. Mund të ketë plot për të përmirësuar. E dyta kriteri i performancës. Do të kalojmë në parti moderne, jo masive…”.

Kjo është hera e parë që flitet për një strukturë të PD që e përkufizon këtë parti jo më si masive por si moderne. Që mos të jetë masive do të thotë që ose është parti elektorale, pa struktura, zakonisht janë parti ose lista që fitojnë një mandat dhe zhduken, ose parti moderne me pak struktura që ngjeshen pas një ideje siç janë të gjelbrit në vendet perëndimore, ose mund të ishte një “parti e ujit” në Shqipëri, ta zëmë parti që kërkon furnizimin me ujë të bollshëm të të gjithë vendit.

PD në traditën e saj 30 vjeçare ka qënë parti masive me struktura joperfekte si ato të PS por të afta të funksionojnë edhe në një kohë të shkurtër për shkak të ideve të qarta dhe ndarjeve të forta me të majtën.

A ka selia e PD një plan B pas sherrit, konfliktit brenda saj. Dhe ky plan B planifikon vetëm një pjesë të demokratëve që mund ta transformojnë PD në një parti jo masive, moderne, siç e projektojnë ata të selisë. Që ndryshe partia me vulë do ketë demokratë që mbështesin Bashën, jo masivë por modernë; dhe partia tjetër ose pjesa tjetër, ajo që mbetet.

Ndoshta Duma duhet ta shpjegojë më tutje këtë pamje të PD që shtroi sot në publik gjatë bisedës në news24.

Deklarata e Dumës në news 24:

Jemi në situatë serioze, reflektive dhe kritike. Do të mundemi. Padiskutim formula ecën. Ndarja e punës është njëra gjë, që ka nisur me hapin e duhur. Mund të ketë plot për të përmirësuar. E dyta kriteri i performancës. Do të kalojnë në parti modern, jo masive. PD është heroike, i thonë 8 vite plus në opozitë.

Kam thënë në Kuvendin Kombëtar të PD, kush është fjala e duhur që të bëhs sakrificën. Opozita është e vështirë, por dhe mision. Ka njerëz në vështirësi, por kanë dëshirën për të kryer këtë mision. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.