PD, 3 komisione hetimore në Parlament dhe një propozim për TVSH. e...

PD, 3 komisione hetimore në Parlament dhe një propozim për TVSH. e mallrave të shportës

57
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se opozita do të nisë ofensivën kundër qeverisë me tre komisione hetimore si dhe do të kërkojë uljen e TVSH për mallrat e shportës.

Ndaj ne nuk mund të rrimë përballë kësaj situate në rrafshin e denoncimit, pavarësisht se fajtori dihet janë politikat zhvatëse të kësaj qeverie. Për të goditur këtë sjellje, por mbi të gjitha për të sjellë një lehtësim për qytetarët, Grupi i PD do të depozitojë propozimin në kohën e duhur propozimin për të vendosur uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20 në 6 për qind. Nuk është thjesht një propozim politik, është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit të cilët janë sot në nivele ekstreme. Me forcën që shqiptarët na kanë dhënë ne do të kërkojmë uljen e TVSH-së, për të provuar që ky shtet pavarësisht se i rrënuar, i zhvatur, që duke u a hequr paratë favoreve një grupi njerëzish tu shërbeje 97 për qind të shqiptarëve pikërisht duke u ulur TVSH-në. E dyta ka të bëjë me faktin pse jemi në Parlament. Jemi në Parlament në funksion të kthimit të legjitimitetin dhe demokracisë që është tjetërsuar nga masakra zgjedhore. Tre komisionet zgjedhore do targetojnë, i pari masakrën zgjedhore, Komisioni tjetër hetimor do merret me një tjetër do merret me çështjen Beketi, ku për shkak të luftës personale të Edi Ramës shqiptarët do tu duhet të paguajnë 120 milionë euro. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do të dalin hapur para shqiptarëve.  E treta ka të bëjë me një çështjen e inceneratorëve. Mafia e inceneratoreve, bashkëpunimi me zyrtarët e shtetit përbën një masakër në kurriz të shqiptarëve. Këto janë fillimi i një ofensive parlamentare. Kam edhe një mesazh që i drejtohet drejtësisë, që të bëjë punën e saj. Nëse drejtësia do të ishte në lartësinë e saj do të kishte të pandehur me pranga në duar”, tha Basha.m.k

#LulzimBasha #LIVE – Komunikim me gazetarët

#LIVE – Komunikim me gazetarët

Posted by Lulzim Basha on Monday, September 27, 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY