Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komisionet online, Alibeaj: Në koncerte në Opera mblidheni por jo në Kuvend. Balla: Vendimi është marrë!

23/09/2021
Komisionet online, Alibeaj: Në koncerte në Opera mblidheni por jo në Kuvend. Balla: Vendimi është marrë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike dhe n/kryetar i Parlamentit, Enkelejd Alibeaj, kërkoi sot në seancën plenare që Komisionet Parlamentare të mos mbahen online pasi i heqin të drejtën publikut për informimimin mbi punën e parlamentit.

Sipas Alibeaj, qeveria i lejon baret e mbushura, mban koncerte si ajo e “Operas”, por nuk lejon zhvillimin e mbajtjes së Komisioneve Parlamentare, nën justifikimin se rrezikohet jeta e deputetëve nga Covid-19.

Alibeaj kërkoi vaksinimin e deputetëve dhe paraqitjen e testit Covid përpara mbajtjes së mbledhjeve.

“Çështja është shumë e thjeshtë, për mënyrën si do të zhvillohen punimet e Komisioneve Parlamentare.  E dini fare mirë si janë zhvilluar punimet e komisioneve online në legjislaturën e kaluar.

Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë dhe tjetri në makinë dhe askush nuk merrte vesh nga publiku, se ata jo e jo. Nuk e merrnin vesh çfarë po diskutohej, çfarë po votonin dhe çfarë interesash ishin duke mbrojtur.

Ajo çfarë po kërkojmë është e thjeshtë, po, ka pasur një situatë të gjendjes së jashtëzakonshme e cila nuk është më.

Qeveria e ka thënë e kemi kaluar me sukses. Baret i ke plot, fëmijët shkojnë në shkollë, pse u dashka që Komisionet Parlamentare të bëhen bërë online, për t’ia fshehur publikut?

Keni shkuar në koncerte përpara disa ditësh, për ata nuk paska problem, vetëm deputetët duhet të mbrohen, njerëzit e tjerë nuk kanë problem.

Është sinjali më i gabuar që ne i japim qytetarëve, ne për vete mbrohemi nëse për ata s’ka problem. Duhet që ai vendim i parlamentit të shfuqizohet dhe të kthehemi në situatën normale.

A nuk jemi ne në valën e vaksinimit, të vendoset rregulli që deputetët të vaksinohen dhe të paraqesin testet para fillimit të mbledhjes së Komisioneve Parlamentare.

Edhe deputetët i mbrojmë dhe publikut i japim të drejtën për tu informuar në Komisionet Parlamentare”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se vendimi në Konferencën e Kryetarëve është marrë dhe kjo nuk ka më kthim pas. Sipas tij Komisionet parlamentare do të zhvillohen online.

“Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Kjo është mesazh i fortë i dhënë publikut.

Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemia. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë, Shqipëria është në kushtet e një pandemia, si e tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve. Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.