Kukës, policia kap “mat” hajdutët në hangarin ku po vidhnin

Kukës, policia kap “mat” hajdutët në hangarin ku po vidhnin

132
0
Shares

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi kishin hyrë të vidhnin në banesën e një shtetasi.
Policia njofton se ka kapur në flagrancë Ardit Hoti, 20 vjeç, banues në fshatin Dobrunë, dhe Emiljan Peca, 18 vjeç, banues në Has.
“Arrestimi i shtetasve u bë pasi në fshatin Helshan, janë futur në banesën e shtetasit Sh.Ç, ku kanë tentuar të vjedhin banesën të cilët sapo janë konstatuar nga pronari banesës, duke përfituar dhe nga errësira janë larguar nga banesa”, njofton policia.
Më të marrë njoftimin Policia është nisur në vendgjarje ku në oborrin e banesës së shtetasit Sh. Ç., në hangarin ku mbante ushqim, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhje e pasurisë mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY