Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bizneseve ju bien xhirot, Tatimet ju kërkojnë llogari dhe i kërcënojnë me kontrolle

07/09/2016
Bizneseve ju bien xhirot, Tatimet ju kërkojnë llogari dhe i kërcënojnë me kontrolle
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria rajonale Tiranë u ka nisur ditët e fundit njoftime elektronike bizneseve ku i njofton se xhiro e tyre ka rënë në tremujorin e tretë dhe i paralajmëron se do të jenë objekte kontrolli.
“Në kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesve, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponëve tatimorë, nisur nga transmetimi  pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm numri i kuponëve si dhe xhiro e realizuar, krahasuar me tremujorin e dytë 2016!”, thuhet në njoftimin e tatimeve.
Njoftimi vijon më tej duke paralajmëruar se, “Ju kujtojmë se në funksion të zbatueshmërisë së legjislacionit tatimor nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do të jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni subjekt kontrolli. Nga ana juaj duhet të merrni masa për deklarim real të qarkullimit të aktivitetit tuaj duke lëshuar kupon për çdo shitje të realizuar me para në dorë”.
Nuk është hera e parë që tatimet u dërgojnë subjekteve të ndryshme njoftime ku u kërkohet “llogari” se pse u ka rënë xhiro. Që prej një viti, kur nisi dhe aksioni antiinformalitet, në fokus ka qenë rritja e përdorimit të faturave.
Por, bizneset ankohen se këto shkresa janë subjektive, pasi po nisen pa një bazë reale dhe teksti është njëlloj për të gjithë.
“Xhiro më ka rënë pasi është shtuar konkurrenca, ndërkohë që fuqia blerëse sa po vjen e bie”, thotë një biznes tregtues pranë Bllokut, i cili pak muaj më parë u klasifikua si biznes i madh.

Tatimet në vështirësi, ngadalësohet rritja e të ardhurave, ikin edhe paratë e Bankers
Muajt e fundit është konstatuar dhe një rënie e ritmit të mbledhjes së të ardhurave tatimore. Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar në korrik ndër ritmet më të ulëta të rritjes përgjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, në korrik të ardhurat nga tatimet e  doganat ishin 29.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.6%, larg rritjes dyshifrore të konstatuar përgjatë disa muajve të mëparshëm.
Ecurinë më negative  e ka shënuar TVSH-ja, të ardhurat nga të cilat në korrik ishin 11.26 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. TVSH është një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi.
Në rënie kanë qenë dhe të ardhurat nga tatimfitimi, me 5.5%, në 1.59 miliardë lekë, një zë ky që në 6 muajt e parë të vitit kishte pasur një performancë mjaft të mirë, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave. Pas zgjidhjes së konfliktit me Bankers Petroleum në favor të kësaj së fundit, financat duhet t’i kthejnë kompanisë së naftës 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri tani, ndërkohë që nuk do të marrë edhe rreth 10 milionë dollarë që kishin mbetur pa paguar nga shuma prej 57 milionë dollarë, që tatimet iniciuan për Bankers në nëntor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e mosnjohjes së rreth 200 milionë dollarë shpenzime kapitale të 2011-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.